|
Agency for finance in Kosovo (AFK)
Agjencioni për financim në Kosovë (AfK) është Institucion Financiar Jo-Bankier, fillimisht i regjistruar si program i Mercy Corps Kosovë (që nga Shtatori 1999), dhe i ri-regjistruar si Organizatë Jo-Qeveritare (OJQ) në Shkurt të vitit 2002.
Misioni i AfK-s është që të përmirësoj kushtet e jetesës në Kosovë, duke u ofruar shërbime të qëndrueshme financiare ndërmarrjeve të vogla dhe mikrondërmarrjeve. Vizioni i AfK-s është që të bëhet institucion mikrofinanciar udhëheqës në Kosovë.
Deri më 30 Shtator 2007, AfK-ja i ka dhënë gjithësejt 6,241 kredi me vlerë prej € 19,755,590. AfK vepron ne komunat e Kosovës Perendimore: Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Malishevë,Therande dhe Prizren.
Produktet kreditore dhe shërbimet
Klientët e AfK-s janë kryesisht ndërmarrjet/ndërmarrësit privat të cilët janë në biznes për më së paku 6 muaj, kanë eksperiencë të mëparshme dhe janë biznese të regjistruara. Për kreditë më të vogla se €5,000 regjistrimi i biznesit nuk kërkohet. Në vijim janë llojet e bizneseve të klientëve aktiv:
a) Prodhim: përpunimi i drurit dhe metalit, materialet ndërtimore, zdrukthëtarët, druvarët, prodhuesit e mobiljeve, këpuctarët, bukëpjekësit, rrobaqepësit, prodhuesit e pllakave dhe tullave.
b) Agrikulturë: prodhim bujqësor komercial, përpunim i ushqimit, shërbimet që e mbështesin bujqësinë, prodhuesit dhe përpunuesit e mishit/qumështit, prodhuesit dhe përpunuesit e drithërave, furnizuesit e ushqimit për kafshë, furnizuesit e mjeteve dhe plehërave, etj.
c) Shërbime: riparuesit e paisjeve shtëpiake, stomatologët, frizerët, orëndreqësit, pastrimet kimike, riparuesit e veturave, kuzhinjerët, etj.
d) Tregti: të gjitha llojet e tregtisë me pakicë.
AfK-ja ofron kredi individuale me shumë mesatare për kredinë e parë prej €2,500, dhe të gjithë klientët që kthejnë kredinë me kohë janë të inkurajuar të aplikojnë për kredi shtesë, shuma e të cilave mundë të rritet deri në 100% për çdo cikël. Klientët duhet të dëshmojne se kanë kolateral të mjaftueshëm për të garantuar kredinë dhe gjithashtu kërkohen dy garantor dhe një dëshmitar i familjes për të nënshkruar kontratën mbi kredinë.
Shuma e kredisë sillet prej €200 deri në €50,000 me afat kthimi deri në 36 muaj.
Momentalisht AfK-ja ofron tri produkte kreditore:
-Kreditë e mikrondërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla (për mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla/ ndërmarrësit privat që merren me shërbime të ndryshme, prodhim/përpunim dhe shitje me pakicë);
- Kreditë bujqësore (për farmerët, bizneset e mirëfillta bujqësore siç janë mbjelljet, prodhuesit e qumështit, etj);
- Kreditë fleksibile (për përmirësimin e kushteve të jetës siç janë: blerja e mobiljeve, paisjeve shtëpiake, renovim i shtëpisë, blerja e druve për nxemje, përgaditjet për dimër, regjistrimi i veturave, emergjencat shëndetësore, shkollimi i fëmijëve etj). |