| |
Bordi i Drejtorëve mban përgjegjësinë për kontrollin dhe menaxhimin e punëve dhe pronës së organizatës. Bordi i Drejtorëve vepron në përputhje me qëllimin (qëllimet) e organizatës.
Bordi i Drejtorëve ka këto të drejta:
Përfaqësimin e organizatës
Zgjedhjen e Drejtorit të Bordit
Nënshkrimin e çfarëdo marrëveshjeje në emër të organizatës
Zgjedhjen dhe menaxhimin e punëtorëve të organizatës
Zgjedhjen e auditorëve
Bordi i Drejtorëve ka këto përgjegjësi:
Përgjegjësinë ligjore dhe financiare për veprimtaritë e organizatës deri me aprovimin e pasqyrave financiare vjetore të organizatës nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve.
Shpërndarjen e të gjitha informatave të rëndësishme të shqyrtuara nga Bordi dhe vendimet e rëndësishme të marra nga Bordi.
Bordi i Drejtorëve përbëhet nga 3 përfaqësues të organizatave anëtare. Asambleja e Anëtarëve me shumicën e votave zgjedh ata individualisht. Secili Drejtor shërben për periudhën një vjeçare dhe mbetet në pozitë derisa pasardhësi tjetër merr pozicionin, ose deri në vdekje, dorëheqje ose përjashtim.Bordi i Drejtorëve përbëhet nga 3 Anëtarë : Kryetari, Sekretari dhe Arkatari.
Antëarët e Bordit të Drejtorëve mund të zgjidhen në mënyrë të njëpasnjëshme.
Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të largohen para përfundimit të detyrës përmes votës në një Takim të Përgjithshëm Vjetor. Në rast vdekje, dorëheqje apo largimi të një anëtari të Bordit të Drejtorëve, nëse nuk ka ndonjë anëtar alternativ të Bordit, Asambleja e Anëtarëve zgjedh pasuesin për të shërbyer pjesën e kohës së mbetur.
Vendimet e Bordit të Drejtorëve janë sipas shumicës.
Bordi i Drejtorëve mund të vendos dhe referojë ndonjë çështje Asamblesë së Anëtarëve për vendim. Asnjë shpërblim ose kompensim nuk do t’iu paguhet Drejtorëve pa aprovimin e Asamblesë së anëtarëve dhe vetëm për shpërblime ose kompensime të arsyeshme për punën e bërë për organizatën. Çdo anëtar i Bordit të Drejtorëve mund të abstenojë nga vota për një vendim ose çështje në të cilën ai ose ajo ka konflikt potencial interesi. |