MENAXHIMI I AMIK-ut

AMIK menaxhohet nga Arsim Bruçaj dhe Florentina Avdiu. 

ASAMBLEJA E ANËTARËVE

1.1 Asambleja e Anëtarëve është trupi më i lartë qeverisës i organizatës dhe duhet të përbëhet nga të gjithë anëtarët e organizatës.

1.2 Asambleja e Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikat dhe çështjet financiare të organizatës.

1.3 Asambleja e Anëtarëve do të takohet së paku dy herë në vit në Takimin e Përgjithshëm Vjetor (TPV) në të cilin do të shqyrtojë dhe miratoj asetet, detyrimet, të hyrat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar. Gjithashtu do të shqyrtojë edhe asetet e parashikuara, detyrimet, të hyrat, shpenzimet dhe programet për vitin e ardhshëm.

1.4 Përveç përgjegjësive të caktuara në statut, Asambleja do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca:

  • Të zgjedhë dhe largojë anëtarët e Bordit 
  • Miratoj rishikimin vjetor financiar të organizatës
  • Miratoj buxhetin vjetor
  • Miratoj programin vjetor

1.5 Asambleja nuk do të delegojë në vijim:

  • Detyrat sipas paragrafit 2, 3 dhe 4 të këtij neni 
  • Ndryshimet në aktin e themelimit apo Statutin
  • Vendimet për bashkimin, ndarjen, apo shpërndarjen

Asambleja e Anëtarëve mund të delegojë përgjegjësi të tjera nga ato të specifikuara në paragrafin 1.5. të këtij neni, te Bordi ose te ndonjë organ apo zyrtar i organizatës, me vendimin e shumicës së anëtarëve.

BORDI I DREJTORËVE (BORDI)

1.1 Bordi do të jetë përgjegjës për kontrollin dhe udhëheqjen e çështjeve dhe pasurisë së organizatës. Bordi duhet gjithnjë të veprojë në përputhje me qëllimin (et) e organizatës.

1.2 Bordi i Drejtorëve do të ketë edhe këto kompetenca:

  • Vendos drejtimin themelor të funksionimit të organizatës
  • Promovoj objektivat e organizatës dhe ndihmoj në përpjekjet e gjetjes së fondeve
  • Përfaqësoj organizatën
  • Zgjedh Kryetarin e Bordit të Drejtorëve
  • Nënshkrimin e çdo marrëveshje në emër të organizatës
  • Përzgjedhjen dhe menaxhimin e punëtorëve të organizatës
  • Caktimin e auditorëve

1.3 Bordi gjithashtu do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Përgjegjësitë financiare dhe ligjore për çështjet e organizatës deri në miratimin e rishikimit vjetor financiar të organizatës nga Asambleja e Anëtarëve
  • Shpërndarjen e të gjitha informatave të rëndësishme të pranuara nga Bordi dhe vendimet e rëndësishme të dhëna nga Bordi.

1.4 Bordi i Drejtorëve do të përbëhet nga së paku pesë (5) anëtarë përfaqësues nga organizatat anëtare. Bordi i Drejtorëve zgjedhet individualisht nga anëtarët e Asamblesë me shumicën e votave. Çdo Drejtor do të shërbejë për një mandat dy (2) vjeçar dhe do të mbetet në pozitë derisa pasuesi tjetër të merr pozitën, ose deri në vdekje, dorëheqje apo shkarkim. Korumi nga tre (3) anëtar është kërkuar për Bordin për të drejtuar punën e tyre. Në rast se “korumi” nuk është siguruar takimi do të shtyhet për një kohë të caktuar.

1.5 Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të zgjedhen për mandate të njëpasnjëshme.

1.6 Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të shkarkohen përpara përfundimit të mandatit të tyre nga votat në MA ose MEA në Asamblenë e Anëtarëve.

1.7 Në rast të vdekjes, dorëheqjes ose shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, ku nuk ka anëtar alternative në dispozicion, Asambleja e Anëtarëve do të zgjedh një pasues për të shërbyer në kohën e mbetur.

1.8 Vendimet e Bordit të Drejtorëve do të merren nga shumica.

1.9 Bordi i Drejtorëve mund të vendos për të referuar për çfarëdo çështje tek Asambleja e Anëtarëve për vendim.

1.10 Asnjë shpërblim apo kompensim nuk do të paguhet për Anëtarët e Bordit pa aprovimin e Asamblesë së Anëtarëve dhe vetëm kur është shpërblimi apo kompensimi i arsyeshëm dhe për punën e kryer për organizatën.

1.11 Çdo anëtar i Bordit do të abstenojë nga votimi për një vendim mbi ndonjë çështje në të cilën ai ose ajo ka konflikt të mundshëm interesash.

Abonohu dhe shiko të gjitha lajmet tona të fundit, rreth shërbimeve që i ofrojmë.