ASOCIACIONI I INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE TË KOSOVËS

Vizioni

Të jetë asociacion udhëheqës në rajon për promovimin e mikrofinancave.

Misioni

Të avancoj sektorin mikrofinanciar për të mundësuar përfshirjen e zhvillimit social dhe ekonomik duke ofruar një platformë të fortë të përbashkët dhe shërbime të shkëlqyera.

Aktualisht, anëtare të AMIK janë tetë Institucione Mikrofinanciare:

  • Agjencioni për financim në Kosovë (filluar si projekt i Mercy Corps)
  • FINCA Kosovo
  • KEP Trust
  • Kosovo Grameen Missione Arcobaleno Micro Credit Fund
  • KosInvest (Projekt i World Vision)
  • Kreditimi Rural i Kosovës (dikur ADIE)
  • QELIM Kosova
  • START IMF 

Historiku

Në një orvatje për përmbushjen sa më të mirë të nevojave të bizneseve të vogla dhe sektorit të mikro bizneseve të Kosovës si dhe lehtësimin e rritjes së industrisë, disa IMF në Kosovë vendosën të themelojnë një shoqatë zyrtare të quajtur Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (Association of Microfinance Institutions of Kosovo) – AMIK. Anëtarët themelues janë Kreditmi Rural i Kosovës  (KRK), Besëlidhja Microfinance, Agjencioni për financim në Kosovë (AFK), FINCA-Kosovë, dhe Programi i Ndërmarrjeve të Kosovës (KEP).

Duke e vlerësuar mundësinë dhe rëndësinë e mësimit të përbashkët, insititucionet anëtare e panë nevojën për këtë asociacion që do të koordinonte aktivitete të ndryshme të përbashkëta, që do të avokoj për nevojat e tyre dhe të themeloj një kod të ‘best practices’- përvojave të suksesshme të mikrofinancave. IMF-të në Kosovë kanë kooperuar gjerësisht gjatë viteve të kaluara duke krijuar bazën për sektorin mikrofinanciar dhe për një Asociacion që do të loboj në interes të IMF-ve si një entitet i përbashkët.

AMIK-u përkrah zhvillimin e fuqishëm dhe efektiv të programeve për zhvillimin e bizneseve të vogla të Kosovës që kanë për qëllim ndihmesën  e ndërmarrësve që nuk kanë ndonjë asistencë në fillimin, stabilizimin dhe zgjerimin e bizneseve.
Ndërmarrjet e vogla luajnë rol kyç për shumicën e veprimtarive ekonomike në Kosovë duke krijuar të ardhura dhe vende të reja të punës. Me sigurimin e qasjes në mikro kredi dhe trajnime të biznesit, institucionet mikrofinanciare (IMF-të) të Kosovës luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. 

Tani AMIK-u ka tri fusha të veprimtarisë:

Avokimi dhe Politika  – Avokimi është funksion qenësor i AMIK-ut. Nën mandatin e avokimit AMIK-u promovon ngritjen e vetëdijes dhe zotimin për “best practice”- përvojave të suksesshme përgjatë donatorëve, organeve qeveritare dhe praktikantëve të mikrofinancave në Kosovë. Të qenurit nën AMIK, IMF-ve iu mundëson të kenë një platformë prej të cilës mund të flasin me një zë të përbashkët.

Përvojat më të suksesshme (“Best Practices”) – AMIK-u ndihmon në shkëmbimin e përvojave të suksesshme duke i dhënë një rëndësi të posaçme inkurajimit të transparencës financiare ndërmjet anëtarëve.
Anëtarët prezantojnë raportet financiare dhe të portofolit në atë mënyrë që haptazi reflekton veprimtarinë e oranizatës dhe promovon transparencën gjë që ndihmon në ruajtjen e  keqpërdorimit të fondeve të donatorëve ose shmangien e mandatit shoqërorë të padyshimtë në mikrofinanca. AMIK-u punon me anëtarët drejt ndërtimit të një kulture të fuqshime të kredisë duke forcuar vlerën e përvojave të mikrofinancave dhe profesionalizmin si dhe AMIK-u është duke punuar drejt zhivllimit të kodit të  përvojave më të mira , që do të jetë vendimtar për një qëndrueshmëri afatgjate dhe stabilitet të sektorit mikrofinanciar në Kosovë.

Koordinimi – Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit si dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

AMIK-u bashkëpunon ngushtë me anëtarët për t’i definuar dhe zhvilluar strategjitë e vazhdueshme për të ardhmen.

Abonohu dhe shiko të gjitha lajmet tona të fundit, rreth shërbimeve që i ofrojmë.