KAPITULLI I

Definicioni i anëtarësisë, të drejtat dhe obligimet 

Neni. 1. Një anëtar duhet t’i plotësojë rregullat e poshtëshënuara :

Institucionet duhen të jenë të regjistruara në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës (BQRK). 
të Kosovës.

a) Institucioni mikrofinanciar është i definuar si person juridik që ofron si biznes kryesor mikro-kreditë, kredi të vogla dhe një numër të kufizuar të shërbimeve financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, familjeve dhe individëve me të ardhura të ulëta.

b) Anëtarët pajtohen që të nënshkruajnë dhe përpiqen që t’i mbështesin principet e praktikave më të mira të definuara nga C-GAP dhe nga institucionet tjera të respektuara lidhur me transparencë dhe përgjegjësi, portofolio, kualitet, qëndrueshmëri dhe mision social.

c) Të gjithë anëtarët e AMIK-ut duhet t’i dorëzojnë raportet statistikore mujore, raportet vjetore të auditimit dhe çfarëdo raporti shtesë të Bankës Qëndrore të kërkuara për IMFtë.

b)    Anëtarësimi i IMF-ve të sapo të regjistruara:

Të gjithë aplikuesit e rinjë duhet t’i përmbahen procedurave të njëjta për aplikim në Anëtarësinë e AMIK-ut.

  1. a) Institucioni duhet të jetë i regjistruar në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës (BQRK).
  2. b) Institucioni duhet të ketë një vit histori pune para se të hyjë në AMIK.
  3. c) Anëtarësimi në AMIK do të vendoset nga Asambleja Gjenerale në raste individuale për secilin aplikacion.

Neni. 1.1 Përgjegjësitë/Të drejtat/Kufizimet e Anëtarëve të rregullt 
të AMIK-ut:

  1. a) Statusi i anëtarësisë definohet me të drejtë të plotë të votimit.
  2. b) Asambleja e Anëtarëve do ta përcaktojë pranueshmërinë e aplikuesve në asociacion sipas kërkesave të caktuara.
  3. c) Asambleja e Anëtarëve duhet të përcaktojë pagesën e përshtatshme vjetore të anëtarësisë. Secili anëtarë duhet të paguaj shumën e përcaktuar 30 ditë pas anëtarësimit. Dështimi në pagesë, pas lajmërimit me shkrim për mospagesë, do të shërbejë si bazë për largim nga asociacioni.
  4. d) Anëtarësia e cdo anëtari mund të ndërprehet me vendim nga Asambleja e Anëtarëve në rast të mos-pajtimit me kornizën ligjore të Kosovës ose në rast të rrezikimit të qëllimeve të përbashkëta të AMIK-ut që janë të specifikuara në Rregullorën e Brendshme të Anëtarësisë së AMIK-ut.
  5. e) Anëtarët duhet të veprojnë dhe t’i përmbushin përgjegjësitë sipas Rregullorës së Brendshme të AMIK-ut.
  6. f) Anëtarët janë të vetëdijshëm për çfarëdo dhe të gjitha informatat që mbahen nga AMIK-u ose për AMIK-un dhe në emër të anëtarëve të saj.

Neni. 2. AMIK-u poashtu do të lejoj anëtarë jo të rregullt të cilët duhet t’i plotësojnë  rregullat në vijim:

  1. a) OJQ-të dhe organizatat tjera të komunitetit që ofrojnë programe të fokusuara në mikro kredi ose ndihmë teknike për sektorët e varfër ekonomik.
  2. b) Institucionet Financiare Publike ose Private të regjistruara në BQRK që kanë interesim  në mikrofinancat dhe promovimin e tyre në Kosovë.
  3. c)Organizatat Qeveritare që kanë interesim në mikrofinancat dhe promovimin e tyre në Kosovë.
  4. d)OJQ-të, organizatat zhvillimore ose profitabile që ofrojnë programe për ndihmë teknike, mbështetje financiare osë shërbime konsulence për zhvillimin e mikrofinancave.

Neni. 2.1 Përgjegjësitë/Të drejtat/Kufizimet e Anëtarëve të rregullt 
të AMIK-ut:

a) Statusi për anëtarësi jo  të rregullt definohet me të drejtën “jo-votuese”.

  • b) Asambleja e Anëtarëve do t’a përcaktojë pranueshmërinë e aplikuesëve në asociacion bazuar në kërkesa specifike.
  • c) Asambleja e Anëtarëve do të përcaktojë pagesën e përshtatshme vjetore. Secili anëtarë duhet të bëjë pagesën e përcaktuar 30 ditë pas anëtarësimit. Dështimi për të bërë pagesën, pas lajmërimit me shkrim për mospagesë, pason me largim nga asociacioni.
  • d) Anëtarësia e çdo anëtari mund të ndërprehet me vendim nga Asambleja e Anëtarëve në rast të mos-pajtimit me kornizën ligjore të Kosovës ose duke i rrezikuar qëllimet e përbashkëta të AMIK-ut që janë të specifikuara në Rregullorën e Brendshme të Anëtarësisë së AMIK-ut, siç aplikohet për anëtarët e rregullt.
  • e) Anëtarët e jo të rregullt duhet të veprojnë dhe t’i plotësojnë përgjegjësitë sipas Rregullores së Brendshme të AMIKut.
  • f) Anëtarët jo të rregullt nuk do të marrin pjesë në takimet e rregullta të Anëtarësisë vetëm atëherë kur janë të ftuar, por duhet të marrin pjesë në takimet tremujore që janë të hapura për të gjithë anëtarët.
  • g) Anëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për çfarëdo ose të gjitha informatat që mbahen nga AMIK-u ose për AMIK-un dhe në emër të anëtarëve të saj. Të gjitha informatat do të shpërndahen, nëse janë aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.

 

Abonohu dhe shiko të gjitha lajmet tona të fundit, rreth shërbimeve që i ofrojmë.