AMIK.ORG

ZËRI I INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE TË KOSOVËS NË NJË VEND

1

Misioni – Të avancoj sektorin mikrofinanciar për të mundësuar përfshirjen e zhvillimit social dhe ekonomik duke ofruar një platformë të fortë të përbashkët dhe shërbime të shkëlqyera.

AMIK-u përkrah zhvillimin e fuqishëm dhe efektiv të programeve për zhvillimin e bizneseve të vogla të Kosovës.

2

Vizioni – Të jetë asociacion udhëheqës në rajon për promovimin e mikrofinancave.

3

Institucionet Anëtare – AFK (Agjencioni për Financim në Kosovë) , FINCA Kosovo, KEP Trust, KGMAMF (Kosovo Grameen Missione Arcobaleno), KosInvest, KRK (Kreditimi Rural i Kosovës), START IMF, QELIM Kosova. 

4

Avokimi – Avokimi është funksion qenësor i AMIK-ut. Nën mandatin e avokimit AMIK-u promovon ngritjen e vetëdijes dhe zotimin për ‘best practices’- përvojave të suksesshme përgjatë donatorëve, organeve qeveritare dhe praktikantëve të mikrofinancave në Kosovë.

5

Përvojat – AMIK-u ndihmon në shkëmbimin e përvojave të suksesshme duke i dhënë një rëndësi të veçant inkurajimit të transparencës financiare ndërmjet anëtarëve.

6

Koordinimi – AMIK-u koordinon aktivitete si: trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit si dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Abonohu dhe shiko të gjitha lajmet tona të fundit, rreth shërbimeve që i ofrojmë.