Shpresim Vranovci

Drejtor Ekzekutiv, AMIK


Vahdet Anadolli

Drejtor Ekzekutiv, AFK


Z. Anadolli është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Mikrofinanciar - Agjencioni për financim në Kosovë (AFK) dhe që nga viti 2012 është Kryetar i Bordit të Drejtorëve të AMIK. Eksperienca e tij profesionale perfshinë një periudhë 20 vjeçare në fushën e mikrofinancimit dhe lidershipit. Ai ka diplomë Masteri në Menaxhment nga Universiteti Dukagjini në Kosovë. Gjithashtu, ai është Ekspert i Çertifikuar Ndërkombëtar në Mikrofinanca dhe Ekspert i Çertikuar në Menaxhimin e Riskut nga Frankfurt School of Finance and Management në Gjermani.

Ardian Kastrati

Drejtor i përgjithshëm, FINCA Kosovë


Ardian Kastrati vjen në FINCA nga ProCredit Bank, si punonjës me bagazh prej më shumë se 12 vitesh përvojë në sektorin Bankar dhe më shumë se 5 vjet në sektorin Mikro-Financiar. Në vitin 2000 filloi punën si Nëpunës Kreditor në Bankën Komerciale ProCredit në Kosovë. Ka shërbyer si Menaxher i Huadhënies Bujqësore dhe i Mikro-kredive, Menaxher i Regjionit të degës së Pejës, Menaxher i Divizionit të Kredivesi dhe Menaxher i Divizionit bankar korporativ për më shumë se 5 vite. Në vitin 2013 i është bashkuar FINCA Kosovë në pozitën e Drejtorit Operativ ndërsa duke filluar nga 01 Nëntor 2017 ushtron pozitën e ushtrues detyre – Drejtor i Përgjithshëm.Ardiani ka diplomuar në shkollën e menaxhementit IEDC në Bled Slloveni, në Progamin Ndërkombëtar të Menaxhimit të Lartë, pjesë e programit ekzekutiv MBA. Ardiani ka diplomuar në ‘Banka dhe Financa’ në Gjermani, në ProCredit Bank Academy, si dhe ka studiuar në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Shpend Nura

Kryeshef Ekzekutiv, KEP Trust


Shpend Nura ushtron detyren e Kryeshefit Ekzekutiv në IMF KEP Trust dhe është anëtar boardi i AMIK-ut që nga muaji tetor 2017. Ka një përvojë 15 vjeçare në sektorin financiar dhe atë të konsulencës. Paraprakisht ka punuar në Interim Credit Unit ( ICU), Raiffeisen Bank dhe Banken për Biznes në pozita dhe funksione të ndryshme udhëheqese. Ka udhëhequr projekte të ndryshme në fushen e zhvillimit të produkteve bankare, teknologjisë informative, avansimit të proceseve/operacioneve dhe ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve. Ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për Inxhineri Mekanike dhe ka magjistruar për administrim biznesi në Universitetin e Sheffield-it, dega në Selanik. Ka shërbyer si mentor për ndërmarrësit e rinj në projektet e CEED Kosova dhe RTC / IFC për ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve dhe grave në biznes. Gjithashtu ka shërbyer si ligjerues në kolegjet Universum dhe UBT.

Md. Abdul Kalam

Kryeshef Ekzekutiv, KGMAMF


Z. Kalam është Kryeshef Ekzekekutiv i KGMAMF (Kosovo Grameen Missione Arcobaleno Microcredit Fund) që nga Marsi 2015, ndërsa ka qenë pjese e Institucionit që nga viti 2007 në poziten e Drejtorit Financiar / Kontabilist Projekti dhe i angazhuar si Drejtor i Projektit. Para së të delegohej për Grameen Trust në Kosove (KGMAMF), ai ka qenë pjesë e Grameen Bank në Bangladesh që nga viti 1986 në pozita të ndryshme udhëheqese. Z. Kalam ka punuar për 5 vite për UNDP/UNOPS si consultant pwr tw implementuar Projektin Micro Kredit nee Myanmar (Burma). Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shoqërore (1983) dhe Master në Shkenca Shoqërore (1985) në Univerisitetin e Dhakës, Bangladesh. Me një përvoj 31 vjeçare si praktikues i Mikrofinancave brenda dhe jashtë vendit, ai ka një kuptim të mirë të zbutjes së varfërisë dhe çështjeve të jetesës, dhe i pëlqen të punojë me njerëzit e varfër për zhvillimin e tyre socio-ekonomik.

Vilson Ndrecaj

Drejtor, KosInvest


Lulzim Sadrija

Kryeshef Ekzekutiv, KRK


Gjergj Karaqi

Menaxher, QELIM Kosovë


Z.Karaqi është menaxher i Institucionit Mikrofinanciar - Qelim Kosovë që nga viti 2009, ndërsa ka qenë pjesë e Qelim Kosovë që nga viti 2006. Gjatë periudhes 2001 – 2006 ka punuar për Celim Milano gjatë misionit në mikrofinanca të tyre në Kosovë. Ai ka diplomuar nga Universititeti i Prishtinës në vitin 1983 në Fakultetin Ekonomik. Përvoja e tij 18 vjeçare në sektorin mikrofinanciar i ka mundësuar atij të ndjekë shume trajnime dhe programe të cilat i adresojnë qështjet dhe nevojat financiare dhe jo-financiare të personave me të ardhura të ulëta dhe mikro-ndermarrjet në vend.

Elikona Llalloshi

Finance and Administration Officer, AMIK




ASAMBLEJA E ANËTARËVE


Asambleja e Anëtarëve është trupi më i lartë qeverisës i organizatës dhe duhet të përbëhet nga të gjithë anëtarët e organizatës.
Asambleja e Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikat dhe çështjet financiare të organizatës.
Përveç përgjegjësive të caktuara në statut, Asambleja do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca:


  • Të zgjedhë dhe largojë anëtarët e Bordit
  • Miratoj rishikimin vjetor financiar të organizatës
  • Miratoj buxhetin vjetor
  • Miratoj programin vjetor

BORDI I DREJTORËVE (BORDI)


Bordi është përgjegjës për kontrollin dhe udhëheqjen e çështjeve dhe pasurisë së organizatës. Bordi i Drejtorëve përbëhet nga së paku pesë (5) anëtarë përfaqësues nga organizatat anëtare, të cilet zgjedhen individualisht nga anëtarët e Asamblesë me shumicën e votive dhe kanë mandat 2 vjeçar.

Anëtarët aktual të Bordit të Drejtorëve janë:

Shpend Nura – KEP Trust, Kryetar Bordi

Ardian Kastrati – FINCA Kosovë

Vilson Ndrecaj - KosInvest

Lulzim Sadrija – KRK

Vahdet Anadolli – AFK


Bordi i Drejtorëve ka këto kompetenca:


  • Vendos drejtimin themelor të funksionimit të organizatës
  • Promovoj objektivat e organizatës dhe ndihmoj në përpjekjet e gjetjes së fondeve
  • Përfaqësoj organizatën
  • Zgjedh Kryetarin e Bordit të Drejtorëve
  • Nënshkrimin e çdo marrëveshje në emër të organizatës
  • Përzgjedhjen dhe menaxhimin e punëtorëve të organizatës
  • Caktimin e auditorëve

Bordi gjithashtu ka edhe përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Përgjegjësitë financiare dhe ligjore për çështjet e organizatës deri në miratimin e rishikimit vjetor financiar të organizatës nga Asambleja e Anëtarëve
  • Shpërndarjen e të gjitha informatave të rëndësishme të pranuara nga Bordi dhe vendimet e rëndësishme të dhëna nga Bordi.

STAFI I AMIK-ut


AMIK-u aktualisht menaxhohet nga: Shpresim Vranovci - Drejtor Ekzekutiv, dhe Aulona Ademi - Zyrtare për Koordinim